Po tentonte të fikte zjarrin në tokën bujqësore, humb jetën fermeri në Greqi
Një fermer ka humbur jetën tragjikisht mesditën e së enjtes teksa po tentonte të shuante zjarrin që kishte rënë në arën e tij në zonën e komunës së Killerit në Larisa të Greqisë.
Gjithçka ndodhi rreth orës 1 të pasdites, kur fermeri, i cili kishte shkuar për të djegur kashtë në fushën e tij në zonën midis Doxaras dhe Ano Vunainos, zbuloi se flakët ishin përhapur në një instalim ngjitur të një park fotovoltaik, i cili ende nuk ishte i lidhur me rrjetin.
Në përpjekje për të frenuar zjarrin, burri humbi jetën.
Total 0 Votes
0
0