Sport

Gerard Pique njofton largimin nga futbolli i luajtur

KAON

Gerard Pique, ka njoftuar këtë të enjte tërheqjen e tij nga futbolli profesionist në moshën 35-vjeçare.

Lojtari i Barcelonës heq dorë nga një vit e gjysmë kontratë, ndeshjet e fundit me fanellën e katalanasve do t’i luajë këtë të shtunë dhe të martën (në transfertë).

Spanjolli ka qenë prej vitesh një ikonë e ekipit nga Camp Nou, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm për ekipin dhe arritjen e objektivave. 102 përformanca me përfaqësuesen e Spanjës tregojnë më së miri për të dhe tani ka zgjedhur që të ndjekë futbollin si një tifoz i thjeshtë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?