Konfiskohen pasuritë e Ylli Ndroqit

Aktualitet

Gjykata e Posaçme ka vendosur për konfiskimin e pasurive të Ylli Ndroqit ( alias Xhemail Pasmaçiu), pas kërkesës së SPAK.

Mes pasurive të sekuestruara janë edhe televizioni Ora News. Vendimi është tashmë i zbatuar dhe Ora News është televizion të cilin tashmë e ka nën kontroll shteti.

Avokatët e Ndroqit kanë konsideruar vendimin të pabazë dhe të ndikuar politikisht.

“Është një vendim haptazi i paligjshëm. I pambështetur në prova që vetë gjykata mori. Ekspertët e gjykatës nxorrën se pasuria e zotit Ndroqi gati 80 mln euro është nga burime të ligjshme. Gjykata shkelmoi atë që thanë ekspertët kontabël. Që zoti Ndroqi e familja e tij ka 600 mijë euro të ardhura nga rroga, 6 milionë euro të ardhura nga dividenti I kompanive, 4 mln lekë të ardhura nga shitja e pasurive të luajtshme e të paluajtshme dhe kanë marrë kredi në shumën 6 mln euro një pjesë ende për tu shlyer. Të gjitha këto pasuri të ligjshme të provuara nga ekspertët. Nuk e di ku I çoi gjykata kur vendosi konfiskimin e pasurisë së zotit Ndroqi. Sa kohë që është një vendim haptazi në kundërshtim me ligjin nuk ka arsye tjetër veç prapavijës politike”, deklaroi avokati i Ndroqit, Besnik Muçi.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?