Do jetë në zyrë më 12 Nëntor? Edi Rama nuk trembet

Aktualitet Politike

“Nuk jemi këtu duke shkruar këngën e re të Oso Kukës por jemi në një vend anëtar i NATO-s dhe nuk mund të mendohet në këto terma që ‘a do jesh ti në kullë kur të vijë hasmi apo do ia lësh hasmit’. Kjo gjuhë është e papranueshme”.

Kështu u shpreh mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama, teksa u pyet nëse do të jetë në zyrë më 12 Nëntor, kur Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha dhe e mbështetur nga Partia e Lirisë e Ilir Metës, ka njoftuar mbajtjen e një tubimi të madh kombëtar.

I ftuar në emisionin “Real Story” në Report TV, Edi Rama komentoi dhe deklaratat e opozitës për këtë tubim.

“Këta e mendojnë raportin me përfaqësimin dhe mandatin qeverisë si një raport me paralajmërime dhe kërcënime në këto kohë që është shumë specifike për të gjithë bashkësinë euroatlantike të cilës i përkasin. Këta meritojnë neveri dhe asgjë tjetër. Janë thjesht ferra në këmbët e Shqipërisë dhe shqiptarëve.”

Kryeministri është pyetur dhe për Ilir Metën e Sali Berishën, si kundërshtarë në politikë. Megjithatë, ai nuk i konsideroi të tillë dhe tha se në fakt ata janë të dy kundër interesave të shqiptarëve.

 “Nuk janë kundërshtarët e mi, por kundër interesave të shqiptarëve, edhe faktet e kanë treguar lidhja e tyre me paratë ruse nuk është një hipotezë, por është një fakt dhe është një lidhje që nuk është shkëputur, qasja, mënyra dhe argumentet dhe përpjekja për të turbulluar me gjithçka Kremlini dëshiron të ndodh në Shqipëri dhe ka një harmoni se si përgatiten gjërat me forca të ngjashme në vendet e tjera, shqiptarëve që janë shqiptar nuk u takon të kenë asnjë ligje me Kremlinin, por këta e kanë.”

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?