Xhaçka merr falenderime në Turqi për mbylljen e kolegjit ‘Mehmet Akif’

Aktualitet

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka marrë falenderime nga homologu i saj turk, për mbylljen e kolegjit ‘Mehmet Akif’ dhe kopshtit të fëmijëve ‘Zubeyde Hanim’. Gjatë konferencës së përbashkët, që u zhvillua ditën e djeshme në Ankara, ministri i jashtëm turk, Melvut Çavushoglu shprehu vlerësimin për mbylljen e një shkolle, duke iu referuar kolegjit Mehmet Akif Ersoy që u mbyll në shtator.

Ka disa zhvillime në lidhje me shkollat e FETO-s. Por këtë ne ia themi gjithmonë Shqipërisë vëllazërore. FETO nuk është vetëm një kërcënim për ne, është një kërcënim për çdo vend ku ndodhet. Çdo shtet është gjithashtu një inteligjencë, një vend tjetër i tretë e përdor këtë FETO, e përdor kundër nesh, e përdor kundër Shqipërisë. Ndërsa ju po luftoni kundër FETO-s, cilido shtet që ju ndërhyn apo ju sugjeron, dijeni se edhe ai vend është me FETO dhe kundër jush.” tha ai.

Në muajin shtator, kolegji turk ‘Mehmet Akif’ dhe kopshti u mbyll me një vendim të VKM-së. Kryeministri Edi Rama tha se shkollat ​​e lidhura me Gylenin po mbylleshin sepse nuk plotësojnë standardet ligjore, por shumë dyshojnë se vendimi është marrë për t’i bërë qejfin presidentit të Turqisë.

Po ashtu, në konferencën e përbashkët, ministri i jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu i tha homologes Olta Xhacka, se Turqia është në pritje të ekstradimit nga Shqipëria të një numri të arratisurve. Turqia kërkon ekstradimin mes të tjerëve të kripto-mashtruesit të kërkuar Faruk Fatih Ozer dhe të personave të tjerë.

Çfarë ka ndodhur me kolegjin turk?

Qeveria shqiptare mori vendimin për të mbyllur veprimtarinë e institucionin arsimor privat parauniversitar “Mehmet Akif Ersoy”. Në VKM, theksohet se ky institucion ka për detyrë të pajisë çdo nxënës me dokumentet e nevojshme për transferimin e nxënësve në një tjetër shkollë, të pagujë detyrimet e transferimit dhe tu kthejë paratë që kanë paguar për vitin shkollor. Në VKM shtohet gjithashtu se godina duhet t’i kthehet shtetit shqiptar.

Por ka një “problem”, godina tek ’21 Dhjetori’ në Tiranë, kur fillimit të këtij vitit ka ushtruar aktivitetin arsimor kolegji, në fakt është pronë e Bashkisë së Tiranës. Pasi janë zhvendosur, godina i ka kaluar sërish Bashkisë së Tiranës.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?