“Shqiptarët po pushtojnë vendin”, Princ Leka i kundërpërgjigjet gazetares

Aktualitet

Përmes një statusi në rrjetin social “Twitter”, Corcan shtron pyetjen se “nëse hyrja e 4000 shqiptarëve në mënyrë ilegale në Britani nuk është një pushtim, atëherë çfarë është?”

Por ky status nuk është lënë të kalohet nga Princi Leka i cili i është kthyer gazetares se mbërritja e shqiptarëve në Britani është një “përmirësim i shoqërisë”.

Ndërkohë sekretarja e Brendshme britanike, Suella Braverman po ashtu ka reaguar ashpër ndaj azilkërkuesve. Braverman u shpreh se ajo do ta zgjidhë “pushtimin” e emigrantëve me politika të reja dhe të ashpra.

Kujtojmë se ish sekretarja e Brendshme britanike, Priti Patel më herët u përpoq që të lidhte një marrëveshje me qeverinë shqiptare në mënyrë që shqiptarët që shkonin në Britani do të ktheheshin sërish në vendin e tyre, por në muajin shtator u konfirmua se ky program nuk do të vihej në zbatim për shqiptarët që tashmë kishin aplikuar për azil.

Tashmë qeveria britanike është duke punuar për një marrëveshje të re me Shqipërinë për të frenuar emigrimin e shqiptarëve në Britani.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?