Gazment Bardhi zbardh negociatat: Erdhën në tavolinë me Statutin e 11 Dhjetorit

Politike

Deputeti demokrat Gazment Bardhi, ka treguar këtë të mërkurë se shkak për dështimin e negociatave mes dy grupeve në Partinë Demokratike, është bërë kërkesa e grupit të drejtuar nga Sali Berisha, që grupi Alibeaj të njihte Statutin e 11 Dhjetorit.

I ftuar në emisionin “Pikat mbi i”, Bardhi ka falenderuar Edi Palokën duke thënë se nuk është ai përgjegjës për dështimin e negociatave, sepse ai ishte thjesht një përfaqësues.

“Nuk bëj përgjegjës zotin Paloka për dështimin e këtyre bisedimeve. Ai ishte zëdhënës i grupit të tij, ashtu siç isha dhe unë zëdhënës i grupit tim. Kjo retorika dhe ulemi në bisedime, kur nënshtrohemi jemi të mirë, kur nuk nënshtrohemi jemi të Ramës, ka çuar PD në situatën ku ndodhemi sot.

Kjo dëmton opozitën dhe PD, ndaj nuk dua të futem fare. Edi Rama nuk mundet me Statut.

Pala tjetër me vuri para tavolinës Statutin e 11 Dhjetorit. Ose unë duhet të njihja Statutin, ose demokratët nuk bëheshin bashkë. Unë shkova në bisedime me objektivin për një kandidat të përbashkët, ata erdhën me Statutin. Dhe unë kisha paralajmëruar që nëse ndodhte kështu, do dështonim”, u shpreh Gazment Bardhi, deputet i PD dhe pjesë e grupit Alibeaj.

Total 2 Votes
2

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?