Rama këshillon biznesmenin korçar: Rritu rrogën punonjësve, se do të ikin

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me turin e tij në bashkitë kryesore të vendit, duke u ndalur ditën e sotme në Qarkun e Korçës.

Rama vizitoi biznesin e një korçari që prodhon oxhaqe, ndërsa e këshilloi atë t’i rrisë rrogën punonjësve të tij, pasi rrezikon t’i largohen.

Rama u shpreh se që së shpejti qeveria shqiptare planifikon të rrisë pagën minimale për shqiptarët.

Më tej, Rama tha se pronarët e bizneseve s’duhet të lejojnë që kapitali njerëzor të zhgënjehet dhe të lërë punën.

“Këta që janë këtu janë kapital i madh, duhet rrit paga patjetër. Do të ikin. Ne duam të bëjmë sërish një rritje të pagës minimale, se e rritëm dy herë.

Biznesi duhet të kuptojë që kapitali njerëzor s’duhet lënë që të zhgënjehet dhe është investimi më i mirë për të nesërmen”, tha Rama.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?