Marku i kërkon që të bëjnë fëmijë, Rudina Dembacaj: Jam si ngjalë…

Show Stil/Jetë

Rudina Dembacaj është një nga personazhet më të ndjekura dhe më të komentuara në medien rozë. Aktorja është shumë aktive në rrjetet sociale, ku vazhdimisht publikon foto me bashkëshortin Mark Frroku dhe detaje nga martesa e tyre.

Së fundmi Dembacaj ka ndarë me ndjekësit një bisedë me Markun, ku ky i fundit i thotë se dëshiron që të bëjnë një fëmijë. Ajo si gjithmonë nuk kursen batutat duke thënë: “Pse shpirt, s’të pëlqen që jam si ngjalë”.

Biseda e publikuar nga Dembacaj:

“Unë dhe Marku po ikim për urim, ka lindur një beb!

Marku: Zemër, të gjithë po bëjnë beba po ne? Kur do jesh gati?

Unë: Shpirt këto syzet janë “Laura Imami”, shih sa yll i bën.

Marku: Shumë të bukura zemër, i gëzofsh. Do të të shkonin më shumë po të ishe edhe shtatzënë.

Unë: Pse s’të pëlqen që jam si ngjalë?”, ka shkruar aktorja.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?