Edi Rama niset nesër për në Gjermani, do takohet me kancelarin Olaf Scholz

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama niset nesër drejt Gjermanisë, pasi ditën e enjte, më datë 3 Nëntor 2022, me ftesë të Kancelarit Gjerman Olaf Shcolz, do të mbahet në Kancelarinë Federale një takim në kuadër të procesit të Berlinit, për Ballkanin Perëndimor.

Report Tv thotë se gjithçka është parashikuar të nisi rreth orës 09:00 të mëngjesit, ndërsa pjesëmarrës, përveç liderëve të Ballkanit Perëndimor pritet të jenë Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen, Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel.

Referuar agjendës, ky samiti do të ndahet në dy pjesë, ndërsa fokusin kryesor pritet të marrë edhe situata aktuale energjitike, për të krijuar mundësinë e një bashkëpunimi më të gjerë mes vendeve europiane dhe atyre të rajonit.

Gjithashtu në diskutim do të jenë edhe disa marrëveshje, ndër to ajo që parashikon lëvizjen e lirë  me kartë identiteti si dhe njohjen e diplomave mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?