Vrasja e Azem Hajdarit, Apeli lë në fuqi dënimin për Izet Haxhinë

Aktualitet

Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë në fuqi dënimin për Izet Haxhinë për vrasjen e deputetit Azem Hajdari, ngjarje e ndodhur në vitin 1998.

“Deklarimin fajtor te te pandehurit Izet Haxhia per kryerjen e  vepres penale të “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim, dhe në bazë të nenit 78/2 e 25 të K.P denimin e tij me 21 (njëzet e nje) vjet burgim”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Haxhia ankimoi vendimin, teksa tashmë Apeli ka lënë fuqi vendimin e shkallës së parë.

– Advertisement –

Haxhia u arrestua në Turqi në vitin 2006, por më pas u ekstradua drejt Shqipërisë.

Ai ka qenë truproja i parë i Sali Berishës dhe në vitet kur qeveriste Partia Demokratike ka qenë i njohur konflikti mes tij dhe Azem Hajdarit, kreut të Lëvizjes Studentore dhe deputet i PD-së.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?