VIDEO/ Ja momenti kur goditet arbitri i ndeshjes Delvina-Elbasani

Sport

Dhuna u ul “këmbëkryq” sërish në futbollin shqiptar, teksa ndeshja mes Delvinës dhe Elbasanit, e vlefshme për kategorinë e dytë, u ndërpre në minutën e 60-të.

Arbitri kryesor Xhulio Agolli është goditur në kokë nga një tifoz që po shikonte takimin nga një pallat afër stadiumit dhe më pas ka marrë ndihmën e nevojshme shëndetësore.

 

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë arrestuan në flagrancë shtetasin T. P., 50 vjeç, banues në Delvinë. Kujtojmë që takimi u luajt në stadiumin “Panajot Pano”.

Njoftimi:

Delvinë/Hodhi sende të forta në fushë duke dëmtuar arbitrin kryesor të ndeshjes së futbollit, arrestohet në flagrancë 50-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë arrestuan në flagrancë shtetasin T. P., 50 vjeç, banues në Delvinë.

Gjatë ndeshjes së futbollit të kategorisë së dytë, ndërmjet skuadrave të Delvinës dhe Elbasanit, të zhvilluar ditën e sotme, në stadiumin “Panajot Pano”, Delvinë, 50-vjeçari nga lartësia e një pallati afër stadiumit, ka hedhur sende të forta (gurë), në fushë duke dëmtuar arbitrin e ndeshjes, shtetasin Xh. A., i cili pasi ka marrë ndihmë mjekësore në spital është larguar në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Goditja e sportistit, trajnerit, ndërmjetësit sportiv” dhe “Veprime të dhunshme në aktivitet sportive”.

(BalkanWeb)

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?