‘S’ka ndarje të re territoriale’/ Balla: Më 14 maj do votohet në 61 bashki

Aktualitet Politike

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla është shprehur se Partia Socialiste nuk do të mbështesë një ndryshim të ndarjes administrative të vendit. Në një deklaratë nga Kryesia e Kuvendit, Balla tha se më 14 maj të vitit që vjen, Shqipëria do të votojë në 61 bashki.

“Nuk mund ti heqësh bashkisë Lezhë detin dhe ta lësh pa det. Janë disa parime shumë të rëndësishme në këtë vlerësim.  Kur aleanca e rublave miratonte buxhetin e shtetit, ishte 2 herë më i vogël se buxheti që do miratojmë në Kuvendin e Shqipërisë. Mund të ketë raste kur dy bashki mund të bëhen 1 por që numërohen me gishta. Alibeaj ka qënë i prerë dhe ka qënë e vështirë të shkojë me një numër të vogël. Propozimi im është që të diskutojmë në dobi të asaj që unë thashë. Numri i bashkive nuk mund të jetë kushti themelor por sa mirë i shërbejmë një qytetari. Shqipëria më 14 maj do votojë në 61 bashki. Në të ardhmen mund të rishikohet numri i bashkive”, tha Balla.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?