Rama: Për mua raporti i BE është i besueshëm 100%!

Aktualitet Politike

Kryeministri Edi Rama thotë se Raporti i Bashkimit Europian për ecurinë e reformave dhe zhvillimin e vendit, është për të 100% i besueshëm. Sipas tij, Raporti i Progresit që BE solli në Shqipëri një muaj më parë, ishte i realizuar nga një skuadër profesionale.

“Për mua ka vetëm një raport ndërkombëtar të thellë e të besueshëm 100% për ecurinë e vendit: Raporti i Progresit të Shqipërisë nga Bashkimi Europian – fakte jo perceptime, analiza objektive jo gjykime subjektive, skuadër profesionale me kohë të plotë, jo nënkontraktorë part-time”, shkruan Rama.

Ky reagim i Ramës vjen pas akuzave të ditëve të fundit nga opozita dhe aktorë të tjetër politikë, për situatën në Shqipëri, si dhe pas disa përplasjeve me deklarata që kryeministri ka pasur me mediat dhe televizionet.

Komisioni Europian publikoi më 12 tetor 2022 progres-raportin për Shqipërinë. Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, tha se vendi “ka vijuar të bëjë një progres të mirë duke marrë rezultate të dukshme”, por shtoi se “përpjekje të tjera duhen në çështjet kyçe për zbatimin e ligjit”.

Dokumenti për Shqipërinë ofron një panoramë të plotë të situatës, me arritjet konkrete dhe pikat e dobëta të vendit. Ai konsideron se korrupsioni mbetet një shqetësim serioz, ndërsa paralajmëron se nismat për amnistinë fiskale dhe të ashtuquajturat “pasaporta të arta” rrezikojnë të bien ndesh me normat e Bashkimit Europian.

Dokumenti i përvitshëm ofron një panoramë të detajuar të situatës së vendeve që kanë nisur tanimë bisedimet, ato që janë kandidate dhe vendet që synojnë të ndjekin po këtë rrugë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?