Nisma Thurje shpall vendimin për pjesëmarrje në zgjedhje
Nisma Thurje shpalli sot zyrtarisht vendimin për të marrë pjesë në zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023, si një alternativë e re kundër klasës politike 30 vjeçare.
Endrit Shabani dhe Pano Soko në një deklaratë para gazetarëve, sqaruan synimet e Nismës Thurje në këto zgjedhje, duke veçuar synimet e tyre për këshillat bashkiak dhe drejtimin e bashkive në qytetet kryesore të vendit.
Sipas tyre orientimi i tyre për këto zgjedhje është zëvendësimi i të resë me të vjetrën.
Ne mendojmë se ka ardhur koha që brezi i ri të marrë më shumë pjesë, kemi 3 dekada që dëgjojmë sesi ata do të sjellin ujë në 24 orë, sesi do të ndërtojnë tramvajin në qytet, porse kemi parë vetëm vjedhje e korrupsion, e kanë shpërfytyruar qytetin.
Nuk kemi ndërmend të presim më, kanë pasur kohë boll për ta bërë Shqipërinë si gjithë Evropa, prandaj sot do të marrim më shumë përgjegjësi për drejtimin e këtij qyteti, na kanë marrë hapësirat publike, dhe e kanë bërë ehe më të vështirë të jetuarit në një ambient të përbashkët.
Sot qytetarët kanë një zgjidhje midis mashtruesve që premtojnë tramvaj në qytet, sot kanë zgjedhje midis një këshilli bashkiak që do të punoj për interesat e tyre dhe disa kukullave që ngrëne kartonin për të prishur qytetin.
Sot kanë mundësi të zgjedhin të vazhdojnë këtë agoni 30 vjeçare apo të ndryshojnë atë.
Ne jemi të orientuar nga misioni, të zëvendësojmë të renë me të vjetrën.