Berisha: Rama ka shpenzuar 22 milionë euro për fluturime me charter

Politike

Ish-kryeministri Sali Berisha kërkoi këtë të hënë dorëheqjen e kryeministrit Rama për shpenzimet galoponte me udhëtimet charter me avion.

Përmes një deklarate për media Berisha tha se kryeministri ka shpenzuar 22 milionë euro për udhëtime me charter, më shumë se shpenzimet e bëra nga Byroja Politike gjatë 20 viteve të marra së bashku.

“Edi Rama duhet të japë dorëheqjen sepse ai është i vetëm kryeministër në Evropë dhe botë që ka realizuar me charter 137 udhëtime.

Nuk ka kryeministër kund që të ketë realizuar me charter as gjysmën e udhëtimeve të Edi Ramës. 22 milionë euro udhëtime, janë një abuzim i çmendur, i ç’frenuar, janë më shumë se çfarë ka shpenzuar Byroja Politike gjatë 20 viteve të marra së bashku.

Për të gjitha këto Edi Rama ka si shpjegim depersonalizonim e tij kur u thotë shqiptarëve se ka shpenzuar 150 mijë euro për udhëtim. Kur u thotë shqiptarëve që Ismailin e Air Albania i është dhënë për promocion të avionit, pa ç’ka se avioni për një udhëtim për promocion shpenzon 150 mijë euro minimumi.

Qeflli i madh promocionesh na del. Turpi i turpeve. Për të mbuluar këtë skandal, e detyron të flas me gjuhën e një ordineri ashtu siç i kanë thënë sikur ka traktin tretës në tru, sikur ka pjesën fundore të traktit tretës në gojë. Edi Rama është një armik i votës së lirë të shqiptarëve”, tha Berisha.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?