Aksident në Parma të Italisë, humb jetën një grua dhe tre fëmijë shqiptarë

Bota

Një aksident tragjik është shënuar mbrëmjen e djeshme në Parma të Italisë, ku kanë humbur jetën një grua dhe tre fëmijë shqiptarë. Në makinën tip “Fiat” ndodheshin 5 persona me origjinë shqiptare dhe tragjedia ndodhi kur kur shoferi humbi kontrollin e mjetit, duke u përplasur me murin e një shtëpie.

Si pasojë ka humbur jetën një vajzë 22-vjeçare, një fëmijë 2 vjeç, një 10-vjeç dhe një 12 vjeç, ndërsa shoferi ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Sipas informacioneve të para, 22-vjeçarja dhe shoferi ishin prindërit e fëmijës 2-vjeçar, ndërsa dy fëmijët e tjerë janë të afërmit e tyre. Shkaqet e aksidentit po hetohen nga policia lokale e Reggio Emilia.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?