“22 mln euro për udhëtime”, Rama i përgjigjet akuzave për çarterin

Aktualitet

Kryeministri i vendit Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter është shprehur se “mjeranët e Rublave Ruse po tallen me Shqipërinë dhe shqiptarët.

Po ashtu Rama ka folur për fluturimet e tij të cilat ai deklaroi se kushtojnë më pak se fluturimet e “Non-gratës”.

“Njerëz me bisht në vend të gjuhës që tallen me Shqipërinë e shqiptarët, mjeranë në shërbim të Rublave ruse! Vazhdojnë me 22 milionë € për fluturimet e kryeministrit, ndërkohë që udhëtimet e mia kanë kushtuar më pak se gjysma e fluturimeve të Nongratës! #MeFakteJoMeRubla”, shkroi ai në Twitter.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?