Asnjë ofertë për Ronaldon, braktiset portugezi

Sport

Ylli portugez po kalon një nga momentet më të vështir në karrierën e tij. Pasi refuzoi të futej në fushë në duelin përballë Tottanhem, Ronaldo e ka humbur shkëlqimin e tij.

Djajtë e kuq e dënuan duke e  përjashtuar nga skuadra e parë për duelin me Chelsea. Dëshira e portugezit mbetet një dhe e vetme, të largohet në janar dhe të gjejw një skuadër të re që luan në Champions League.

Detyra e Ronaldës është fillimisht të bëj më të mirën në Botërorin e Katar 2022, me Portugalinë pasi, nëse do të mjaftohej vetëm me atë çfarë ai ka bërë me Manchester United rendimenti është shumë i ulët .

Siç raportohet deri më tani, asnjë skuadër nuk ka shfaqur interes për Cristiano Ronaldon që duket sikur është braktisur nga të gjithë.

Përveçse nuk stërvitet me skuadrën e parë, ylli portugez ka humbur dhe interesin nga gjigandët europian . Kjo për shkak të moshës 37 vjeçare që Ronaldo ka  si dhe në 12 ndeshje ka realizuar vetëm 2 gola me fanellën e United në të gjitha kompeticionet.

Me shumë mundësi rruga e Cristiano Ronaldos me Manchester United  do të ndahet në janar por se cila do të jetë skuadra e tij e re , mbetet për t’u parë pas Kupës së Botës.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?