Meta: “Nuk ka sorrë të rilindjes që i tremb shqiptarët”

Politike

Partia e Lirisë ka mbajtur këtë të shtunë Konventën e Parë Kombëtare. Nga mbledhja, pritet të miratohen disa ndryshime statutore dhe për të zgjedhur forumet e reja drejtuese.

Kreu i kësaj partie, Ilir Meta, bëri thirrje qytetarëve që të  marriin pjesë në protesën e paralajmëruar të 12 nëntorit, të inciuar nga kreu i PD  Sali Berisha. Ai tha se ka ardhur koha që t’i jepet fund  pushtetit absolut të kësaj qeverie dhe shqiptarëve t’u jepet mundësia që të jenë zotër të vendit të tyre.

“Nga kjo Konventë të nisemi drejt 12 nëntorit, protestës së madhe. Për t’i treguar vendit se jemi një popull shqiponjash dhe nuk ka sorrë të rilindjes që i tremb shqiptarët. Të nisemi drejt 14 majit, ditës së pluralizmit. As në një  vend të Afrikës nuk e gjen këtë pushtet absolut. Erdhi ora për të treguar dështimin e tyre të mmeriituar. Për t’u dhënë mundësinë qytetarëve që të jenë ata zotër të këtij vendi”, u shpreh Meta.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?