AktualitetKulture

Robert Aliaj: Edi Rama më ka propozuar për një post, por e kam refuzuar

Artisti Robert Aliaj është shprehur se ka marrë propozime për të drejtuar institucione shtetërore, por ka refuzuar.

Edhe pse nuk e tha konkretisht me emër, Aliaj nuk mohoi se ka marrë propozime për drejtues edhe nga kryeministri Edi Rama.“Mua më është propozuar një pozicion për drejtues institucional por kam refuzuar. Më kanë propozuar njerëz që kam bindje të përbashkëta me ta. Mund të jetë dhe Rama.

Një artist është shumë i fokusuar te jeta e vet. Nuk është mirë që një artist të bëhet drejtor”- u shpreh ai në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?