Rama: Udhëtimet private i bëj me shpenzimet e mia

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama komentoi sot nga Dibra, të dhënat që hakerat iranianë publikuan dje, ku u bënë publike edhe të gjitha hyrjet dhe daljet e kryeministrit nga Shqipëria që nga viti 2004 e deri në 2022.

Në dokument janë të dhënat e 394 udhëtimeve të kryeministrit, shumica e të cilave me avionë por në disa raste ka dalë me makinë nga pikat kufitare me Greqinë apo Maqedoninë e Veriut. Në lidhje me këtë Rama tha sot se udhëtimet private i ka bërë me shpenzimet e tij, duke akuzuar opozitën për sulmet ndaj tij.

Rama i është përgjigjur akuzave të Sali Berishës se ka shpenzuar 19 milionë euro me 127 udhëtime charter.

Rama tha se një udhëtim i tij i ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë 650 mijë lekë të vjetra, ndërsa një udhëtim i Berishës 2 milionë e 500 të vjetra. Rama tha se udhëtimi i Berishës ka kushtuar katër herë më shumë se udhëtimi tij.
“Sot kushtet në miniera janë shumë të mira. Pagat për minatorët janë të larta. Kjo s’bën lajm. Me siguri e keni dëgjuar që unë kam një taksi që fluturon dhe që ju kushton shqiptarëve miliona euro. Do ta dëgjoni këtë përditë nga hienat nga mëngjesi deri në të gdhirë që kanë vetëm këtë punë. Kthehemi te taksia ime është e vërtetë që prej 2020 kemi bërë marrëveshje me Air Albania për edhe intereson e Albanias për të pasur avion për udhëtimet e punës. Udhëtimet private i bëj me shpenzimet e mia”, tha Rama.

Nga skeda e sistemit TIMS që rrjeti i hakerave iranian ka publikuar, thuhet se Rama ka bërë 15 fluturime jashtë Shqipërisë dhe vetëm dy prej tyre janë me avion të zakonshëm. Ajo që vihet re është se destinacioni më i shpeshtë për kryeministrin Rama, ëshë Turqia.

Kryeministri Edi Rama rezulton se ka udhëtuar 50 herë me avion charter. Këto udhëtime i ka bërë që nga koha kur ishte kryetar i bashkisë së Tiranës në vitin 2004, më pas si kryetar i opozitës dhe tani si kryeministër.

/abcnews.al/

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?