Ndiqet penalisht 74-vjeçarja invalide… për ndërtim pa lejë

Aktualitet

Një tjetër “gjyshe megakriminele” është kapur nga ligji shqiptar. Edhe pse është 74 vjeç dhe me aftësi të kufizuara, e moshuara ka guxuar që të ndërtojë një gardh për të mbajtur në këmbë banesën e saj, gjë që për pak i kushtoi burgun. Por për shkak të gjendjes së saj shëndetësore dhe moshës, po ndiqet vetëm penalisht.

Sipas Dorjana Bezat, shtëpinë e ndërtuar me shumë mundim pas vdekjes së bashkëshortit më shumë se 20 vite më parë një shkarje dheu rrezikon t’ia shembe. Në pamundësi fizike dhe ekonomike ajo kërkoi ndihmën e të afërmve për të vënë disa hekura që të parandalojë shkarjen e mëtejshme të dheut. Por kjo ndërhyrje u cilësua shkelje ligji e ndërtim pa leje.“I vura këto hekura vetëm për të më mbajtur shtëpinë mos më shembet. Erdhi policia tha është ndërtim pa leje. E lashë të bëhet sit ë bëhet vetëm qeveria dhe policia të jenë të kënaqura. E kam bërë me shumë mundim këtë shtëpi se ka 26 vite që më ka vdekur burri,”- tha Bihane Shaba.

Para se të bënte këtë ndërhyrje mirëmbajtje Bihane Shaba vuri në dijeni autoritetet lokale në Shkozë, por ato e orientuan drejt aplikimit online të cilën e moshuara nuk e kryente dot, ndaj dhe vendosi që të ngrinte gardhin tek banesa vetëm 24 metra katror që ka në pronësi të saj. Kjo e bën të moshuarën e dytë që procedohet penalisht për një vepër të tillë penale.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?