Presidenti i Barcelonës: Ishte torturë të shikoje Interin duke fituar

Sport

Joan Laporta, presidenti i Barcelonës, ka reflektuar për eliminimin e skuadrës nga Champions League dhe mërzinë që i shkaktoi fitorja e Interit ndaj Plzen.

Blaugranët pësuan një humbje zhgënjyese 3-0 në shtëpi nga Bayern Munich dje, duke konfirmuar veten në vendin e tretë në Grupin C.

Barcelona tani do të shkojë në Ligën e Evropës, një dështim i dhimbshëm dhe i kushtueshëm,  keqardhja është akoma më e madhe për mënyrën sesi shkuan 2 ndeshjet me Interin.

Duke folur në një konferencë për shtyp, Presidenti Laporta foli fillimisht për humbjen ndaj Bayern Munich dhe pranoi se ishte e dhimbshme të shikoje Interin teksa triumfonte.

 

 

“Fatkeqësisht mrekullia nuk ndodhi. Duhet të falënderojmë tifozët sepse në një ndeshje shumë të vështirë ata inkurajuan lojtarët dhe ekipin. Kemi tifozët më të mirë në botë. Përballë Bayernit ishte një ndeshje e vështirë në aspektin emocional, sidomos pas përfundimit të duelit të Interit.

E pamë të gjithë bashkë fitoren e tyre ndaj Viktoria Plzen, ishte realisht torturë për ne. Tani duhet të shohim përpara, kemi ende La Ligën dhe kompeticionet e tjera. Ne e dinim që në këtë periudhë ndërtimi ekipi, do të kishte ulje-ngritje. Duhet të vazhdojmë të rritemi çdo ditë“ – Tha ai.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?