ERE: Rritja e çmimit të energjisë për fashën 800 KWH nis në 1 nëntor

Aktualitet

Enti Rregullator i energjisë ka lënë në fuqi vendimin për shtrenjtimin e energjisë elektrike për periudhën 1 nëntor deri në 31 dhjetor.

Duke nisur nga java e ardhshme mbi 71 mijë familje që tejkalojnë fashën prej 800 kwh në muaj do ta paguajnë energjinë me 42 lekë kilovatorin nga 9.5 që është aktualisht. Rritja e çmimit të energjisë, prek të gjitha ato familje, që aktualisht paguajnë mbi 9 mijë e 200 lekë në muaj.

Kryetari i Entit Rregullator Petrit Ahmeti u shpreh se vendosja e fashës është një masë për të përballuar krizën energjitike.

Për deputeten Jorida Tabaku një vendim i tillë nuk është në interes të qytetarëve ndërkohë që në bursa është shënuar një ulje e ndjeshme e çmimit të energjisë dhe gazit. Muaji tetor ka qenë relativisht i thatë duke bërë që niveli i ujit në kaskadën e Drinit të bjerë ndjeshëm.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?