Bota

Papa Françesku: Priftërinjtë dhe murgeshat shohin porno!

KAON

Papa Françesku ka paralajmëruar ka pranuar se klerikët shohin porno. Në seminar, ai e ka pranuar se ka shumë të tillë që shohin video të ndaluara në internet, ndërsa ka shtuar se pikërisht prej tyre hyn djalli.

“Është një ves që e kanë edhe priftërinj e murgesha. Nga atje hyn djalli. Nuk po flas vetëm për pornografi kriminale si ajo e abuzimit të fëmijëve, se ajo është degjenerim. Por për pornografi disi ‘normale’. Të dashur vëllezër dhe motra. Kujdes nga ato,”- tha Papa Françesku.

Papa iu përgjigj një seminaristi, i cili e pyeti Papën se si të sillej me botën dixhitale dhe mediat sociale.

“Unë mendoj se këto gjëra duhet të përdoren, sepse është një përparim shkencor, ato bëjnë një shërbim. Unë nuk i përdor sepse i kam kapur vonë, e dini? Kur u bëra peshkop, 30 vjet më parë, më dhanë një, një celular, i cili ishte si një këpucë, kaq i madh. Thashë “Jo, nuk mund ta përdor këtë”, por pastaj mora motrën në telefon. Ia dola ta përdorja,”-shtoi ai.

Sipas hulumtimit nga International Secure Systems Lab në mbarë botën, 12% e faqeve ekzistuese në ueb ofrojnë materiale pornografike, ndërsa 35% e të gjitha shkarkimeve janë të natyrës pornografike. Domethëniet e të dhënave të të cilave edhe Bergoglio donte të jepte vizionin e tij shumë personal./TGcom

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?