Meta: 14 maji do të jetë dita e dërrmimit të regjimit monist në Shqipëri
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, reagon pas dekretimit të datës së zgjedhjeve lokale.
Meta thotë se 14 maji do të jetë dita e dërrmimit të regjimit monist në Shqipëri.
Sipas tij, katër vitet e pushtetit vendor monist dhe të paligjshëm si as në vendin më prapambetur të Afrikës do të marrin fund përgjithmonë.
Partia e Lirisë do garantojë jo vetëm rikthimin e pluralizmit në këshillat bashkiakë, por do të jetë fuqia kryesore e zërit të qytetarëve që do zbatojë Llogaridhënien pa asnjë kompromis me interesin publik dhe qytetar.
Të shtunën në Konventën Kombëtare zgjedhim ekipin drejtues që do të udhëheq Partinë e Lirisë drejt Fitores të padiskutueshme.
Do të jetë së pari triumfi i lirisë të qytetarëve të nëpërkëmbur, të vjedhur, të intimiduar dhe të padëgjuar në këto 4 vitet e pushtetit absolut monist të Rilindjes.