“Luftë” milionash për Messi-n, PSG përpilon ofertë sheikësh

Sport

Në vitin e tij të dytë në Paris, Leo Messi është rikthyer të bej Messi-n: 9 gola dhe 10 asiste në 15 ndeshje. Ylli argjentinas është në përfundim të kontratës, në fund të këtij sezoni mund të largohet falas, por drejtuesit e PSG nuk dëshirojnë të privohen nga shërbimet e “pleshtit”.

Le Parisen ka zbuluar se PSG ka përpiluar ofertën e re për Leon, një kontratë 1-vjeçare me opsion rinovimi për një tjetër vit. Kur bëhet fjala për kushtet ekonomike nuk është një sekret që sheikët nuk kanë rivalë, kështu është edhe këtë herë, Messi ka në tavolinë ofertën më të mirë ekonomike.

Messi

Rivali më i madh i PSG në këtë pikë mbetet Barcelona, dashura e vjetër e Messit, në çdo rast një rikthim i tij në “Camp Nou” mbetet një opsion i hapur. Nuk mungojnë as ofertat joshëse nga MLS, por Messi do të marrë të gjithë kohën e nevojshme për të vendosur, për momentin është i fokusuar te Botërori i Katarit, i fundit për të me përfaqësuesen argjentinase.
(BalkanWeb)

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?