Edhe Aldo Bare kërkon rrëzimin e vendimit për dënimin me burgim të përjetshëm

Aktualitet

Gjykata e Lartë ka shtyrë shqyrtimin e kërkesës të të dënuarit me burgim të përjetshëm Aldo Bare, i cili kërkon rrëzimin e vendimit për dënimin e tij me burgim të përjetshëm dhe gjykim të padrejtë.

Shkak i shtyrjes është bërë dorëheqja e një prej gjyqtarëve, pasi ai kishte qenë pjesë e trupës gjykuese të të njëjtit vendim nga Krimet e Rënda.

Pesë vite më parë, Gjykata Kushtetuese e cilësoi si shkelje faktin që Gjykata e Lartë nuk pranoi të shqyrtonte rekursin e ish-kreut të bandës famëkeqe të Lushnjes, Aldo Bares, i cili ankimoi dënimin me burgim të përjetshëm. Në vendimin e asaj kohe thuhej se Gjyjata e Lartë ka shkelur ndaj Bares, të drejten e ankimimit dhe dosja u rikthye për rigjykim me arsyetimin e shkeljeve të rënda proceduriale.

Tashmë pritet caktimi me short i anëtarit të tretë si dhe vendosja e një date nga Kolegji Penal, për të caktuar nëse do të kalojë apo jo çështja në seancë plenare.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?