Alibeaj sqaron ligjin për hapjen e dosjeve: Çdokush mund të kërkojë informacion!

Politike

Kryetari i Grupit Parlamentar te PD, Enkelejd Alibeaj dhe deputetë të PD  kanë kryer një takim me intelektualët në lidhje me ligjin për Dosjet.

Ai ka sqaruar se çfarë përmban ky ligj dhe amendamentet e propozuara nga PD.

Alibeaj ka sqaruar se çdo qytetar ka të drejtë të kërkojë informacion, nëse nënshkruan se nuk do ta keqpërdorë atë.

“Takimi i parë mbase duhej bërë para se të votohej ligji. Miratimi për i ligjit për hapjen e plotë të dosjeve, ka qenë pezull në politikën shqiptare.

 

 

Takimi me ju është nevojë e brendshme që ndjenë deputetët e PD për një sqarim publik mbi atë se çfarë përmban ky proces, për të kuptuar çfarë e si ka ndodhur.

Dosjet e Sigurimit konsiderohen sekret shtetëror, 32 vite pas rrëzimit të sistemit komunist. Të gjitha aktet e dokumentet e lidhura me Sigurimin konsiderohen sekret shtetëror.

Në 2015 Parlamenti miratoi një ligj ku jepej një e drejtë e kufizuar për marrjen e të dhënave por qytetarët nuk kishin mundësi të kërkoni  kopje duplikat të dosjeve të Sigurimit. Kjo ishte situata.

Grupi Parlamentar i PD në qershor 2021 nisi punën për analizën e amendamenteve që të jepnin mundësi për hapjen e plotë të dosjeve. Amandamenti i depozitua në Kuvend në korrik. Ka 2 elemente thelbësore, aspektit juridik dhe publik.

Amendamenti i parë i referohet faktit që dosjet të mos jenë më sekret, të kyçura në bodrume të errëta. Koncepti i deklasifikimit.

Bëmë edhe një shtesë për ta plotësuar me një Amandament të 2, që çdokush ka të drejtë bazuar në ligjin për të drejtën e informimit, të paraqesë një kërkesë tek Autoriteti i Dosjeve.

Shoqëria ka nevojë të kuptoje e të rikujtoje makinerinë kryesore të dhunës së atij shteti.

E vërteta e mbajtur e mbyllur të mos serviret e përpunuar as nga Autoriteti i Dosjeve. Por çdokush duke marrë duplikantë ta analizojë vetë cila ka qenë e vërteta e atyre dosjeve dhe e vetë diktaturës, pa filtra e përpunim.

Për çështje që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare, nuk hapen si informacion.

Element tjetër është se hapja e dosjeve ka synim informimin e publikut shqiptar. Të kuptojmë çfarë ka ndodhur. E kuptoj që bashkë me informimin mund të ketë edhe dëshira sensibilitete dhe ndjesi diabolike për të keqpërdorur informacionin, ndaj është parashikuar që çdo individ që kërkon informacion, firmos që do marrë informacion e nuk do ta përdorë për shantazh e për abuzime”, tha ai.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?