Hapja e dosjeve, Agron Duka: Mua s’më ka thirrur njeri për spuinllëqe
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se ligji për hapjen e dosjeve nuk do të sjellë pozitivitet në Shqipëri.
Ai tha se është kundra hapjes së dosjeve të ish-Sigurimit dhe se kjo po kërkohet për ndonjë interes që ka maxhoranca tani.
“Unë nuk vij nga shtresa e të përndjekurve politikë. Im atë ka qenë komunist. Nuk na kanë thirrur ne njeri as për të bërë spiunllëqe.
Janë gjuajtur më shumë njerëzit që kanë qenë të përndjekur. Unë di shembuj që e kanë kërcënuar që të bëhet bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.
E kanë marrë dhe e kanë kërcënuar për përdhunim të një anëtari të familjes, e kanë detyruar të bëhej spiun. Apo ka pasur njerëz që i kanë torturuar dhe i kanë detyruar që të bëheshin spiunë të Sigurimit të Shtetit”, u shpreh Agron Duka.