Barcelona shkëlqen në La Liga
Barcelona mposhti me rezultatin 4-0 Atletikon e Bilbaos, në sfidën e vlefshme për javën e 11-të të La Ligës. Një duel i diktuar e gjitha nga katalanasit, teksa skuadra e Ksavit, në pjesën e parë arriti të shënonte plot tre gola në harkun kohor të dhjetë minutave (nga 12’ tek 22’).
Protagonist absolut në këtë përballje ishte padyshim francezi Dembele, që shënoi golin e parë si dhe asistoi në tre golat e tjerë të shënuar nga Serxho Roberto, Levandovski dhe Ferran Torres.
Me tri pikët e marra ndaj Atletiko Bilbaos, Barça, u ngjit në kuotën e 28 pikëve, 3 me pak se Reali kryesues. Në 11 javë të luajtura deri tani, ekipi i Ksavit ka regjistruar 9 fitore 1 barazim dhe 1 humbje. Sfidën e radhës, katalanasit do e luajnë në transfertë ndaj Valencias së Gatuzos.