Agron Duka paralajmëron PD-në: Nëse dilni me dy kandidatë, nuk hyjmë në garë

Intervista Politike

Agron Duka është shprehur se nuk do të bëhen pjesë e garës në zgjedhjet lokale, nëse opozita del me më shumë se dy kandidatë.

Në një intervistë për Euronews Albania, Duka theksoi se nuk duan që të bëhen pjesë e përçarjes së opozitës, ndërsa theksoi se qëllimi i tyre kryesor janë këshillat bashkiakë.

“Qëllimi jonë kryesorë  janë këshillat bashkiakë. Nëse do të gjendet forma e bashkëpunimit dhe Partia e Lirisë do të ketë kandidatë tjetër.

Ajo që na bashkon ne është mundja e kandidatit që kemi përballë. Bardhi duket shumë bashkëpunues dhe I gatshëm për të gjetur një zgjidhje.

Ne s’kemi potencial as energji dhe as qëllim që të nxjerrim një kandidat të tretë. S’duam kurrë të bëhemi pjesë e përçarjes së opozitës, sepse ajo boll vuan nga ajo që ne vetë kemi bërë.

Nuk shoh asnjë lloj arsye që ne të mund të bëhemi pjesë e garës nëse dalin më shumë se dy kandidatë”- tha ai.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?