Sport

Inter mundi 3-4 Fiorentinën në raundin e 11-të të Serie A dhe merr kështu fitoren e tretë radhazi në kampionat.

Inter mundi 3-4 Fiorentinën në raundin e 11-të të Serie A dhe merr kështu fitoren e tretë radhazi në kampionat. Lojë e çmendur në Franchi. Barella në minutën e 2′ dhe Lautaro Martinez në të 15-tën do të shënonin dy herë.

Një rezultat që duket se u vendos në kasafortë, por Cabral me penallti do të shënonte në minutën e 33′, ndërsa në pjesën e dytë, Ikone me një realizim fantastik do të barazonte shifrat. Në minutën e 73′, Lautaro Martinez do të shënonte sërish, por këtë herë nga pika e bardhë e penalltisë.

Megjithatë emocionet nuk do të përfundonin këtu, sepse Jovic do të barazonte në minutën e 90′, ndërsa Mkhitaryan pas katër minutash do të shënonte golin e fitores. Me këtë sukses Inter shkon në vendin e 7 në kuotën e 21 pikëve.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?