PS propozoi që spiunët të mos jenë as kryetar partie

Aktualitet

Endrit Braimllari, zyrtar i Partisë së Lirisë e drejtuar nga Ilir Meta, sulmon Taulant Ballën për propozimin që ky i fundit bëri sot. PS, pas miratimit të hapjes së plotë të dosjeve dje në Kuvend, kërkon që spiunët të mos jenë as në krye të partive politike.

“P/ligji i Tao Palles treguesi me i qarte i fatalitetit te Rilindjes perballe Ilir Metes. Jeni te pashprese. Ska Lulush e Lulushe qe ju shpeton nga ndeshkimi juve funderrinat qe shisni komb e atdhe per para dhe pushtet”, shkruan Endrit Braimllari, zyrtar i Partisë së Lirisë.

Në një dalje për mediat nga Kryesia e Kuvendit, kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla shpjegoi nismat e propozuara:

“Janë dy nisma, e para ka të bëjë me ndryshimin e ligjit  për integritetin e personave që zgjidhen dhe emërohen në funksione pulitke, ose ligi i dekriminalizimit dhe tjetra për partitë politike. E para parashikon ndalimin e personave për të marrë poste publike nëse vërtetohet lidhje me sigurimin e shtetit. Verifikimi kryhet në bazë të vetëdekelarimit dhe nëse rezulton i pavërtetë përveç humbjes për të qenë në poste publike personi ngarkohet me përgjegjësi penale.

Nisma e dytë ajo për ndryshimin e në ligjin e partive ka të njëjtën qasje, pra nuk mund të jenë kryetar të Partive në sistemin demokratike ata që kanë qenë bashkëpunëtore të sigurimit. Këto dy nisma janë premisat e duhura ligjore që spiunët e regjimit të mos jenë më pjesë e asnjë posti publik” , tha Balla.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?