KQZ: Partitë politike nuk deklaruan 5 milionë euro reklama në zgjedhjet parlamentare

Aktualitet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi të enjten raportin e gjetjeve nga auditimi i fondeve të përfituara dhe shpenzuara nga partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 25 prill 2021.

Nga verifikimi i minutazhit të reklamave politike të transmetuara gjatë fushatës elektorale, KQZ ka konstatuar se partitë politike kanë nënraportuar shpenzimet e kryera.

Në total, sipas përllogaritjeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, 8 partitë politike që kanë transmetuar reklama televizive në zgjedhje – përfshirë Partia Socialiste, Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim, Bindja Demokratike, Lëvizja Ndryshe, Nisma Thurje, Partia Kombëtare Konservatore Albania dhe Partia Social Demokrate, kanë shpenzuar 641 milionë lekë për reklama politike gjatë zgjedhjeve, ndërkohë që kanë deklaruar vetëm 64.5 milionë lekë, ose pak më shumë se 10 për qind të shpenzimeve.

Sipas KQZ-së në total 8 subjekte politike përllogaritet se nuk kanë deklaruar 576 milionë lekë ose gati 5 milionë euro, të shpenzuara për reklama politike gjatë zgjedhjeve parlamentare.

Kodi Zgjedhor i detyron subjektet që garojnë në zgjedhje që të dorëzojnë në fund të fushatës elektorale raporte të detajuara për të ardhurat dhe shpenzimet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, KQZ – i cili ka autoritetin dhe përgjegjësinë të mbikqyrë, kontrollojë dhe të auditojë fondet e fituara dhe të shpenzuara.

Diferenca midis deklaratve të partive politike dhe shpenzimve të tyre reale të përllogaritura sipas minutazhit të monitoruar nga Autoriteti Mediave Audiovizive, AMA dhe çmimit të reklamave të deklaruara nga televizionet, u soll në vëmendje të KQZ-së nga një investigim i BIRN i botuar në nëntor 2021.

Partia Socialiste është subjekti politik me vlerën më të lartë të reklamave të paraportuara, të barabarta me 280 milionë lekë (2.4 milionë euro), e ndjekur nga Partia Demokratik me 224 milionë lekë (1.9 milionë euro).

KQZ i ka kërkuar në dhjetor 2021, pative politike që kanë marrë fonde nga buxheti i shtetit shpjegime për diferencën në vlerë të madhe, të konstatuar nga auditimi në lidhje më koston e reklamave politike të transmetuara nga televizionet gjatë fushatës për këto subjekte.

Partia Socialiste i ka thyer përgjigje KQZ duke pretenduar se të gjitha shpenzimet e kryeara janë deklaruar. Të njejtën përgjige kanë dhënë dhe LSI, Nisma Thurje dhe Bindja Demokratike. Partia Social Demokrate i ka qendruar deklaratës së saj se ka bërë zero lekë shpenzime në zgjedhje, ndërsa Partia Demokratike nuk ka kthyer përgjigje.

Sipas KQZ, si rrjedhojë  e refuzimit për të bashkëpunuar, Partia Demokratike rrezikon një gjobë nga 100 mijë lekë deri në 3 milionë lekë.

Ndryshe nga partitë politike, televizionet kanë dhënë justifikime të ndryshme për diferencat në minutazhin e reklamave të monitoruara dhe shumave të faturuara për partitë, përfshirë mospërputhjet për shkak të gabimeve njerëzore, bonuset e aplikuara për subjekte të ndryshme, zbritje në çmim nga tarifa dhe transmetimet pa pagesë.

Transmetimi i këtyre reklamave nga KQZ konsiderohet si dhuratë në natyrë. Por ndërsa Kodi Zgjedhor ka parashikuar si ndalim dhurimin e fondeve nga ana e personave juridikë që ushtrojnë veprimtari në fushën e mediave, nuk ka parashikuar sanksione ndaj dhuruesit dhe as subjektit politik që ka marrë dhuratën, duke krijuar një hendek ligjor.

Komisioni nuk jep detaje në raportin e auditit mbi mënyrën se si do ta adresojë shkeljen flagrante të Kodit Zgjedhor nga këto subjekte politike.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?