Autoriteti i Dosjeve shpjegon si deklasifikohen dokumentet e ish-Sigurimit: I hiqet mburoja figurave të larta publike

Aktualitet

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, sqaron përmbajtjen e ndryshimeve ligjore që u miratuan në Kuvend për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit.

Në një reagim zyrtar, Autoriteti i Dosjeve shkruan se përmes kësaj nisme ligjore zgjerohet lista e subjekteve që kërkojnë të informohen për dokumentet e ish-Sigurimit si dhe riverifikimin e figurave politike të certifikuara nga Komisioni Mezini dhe Bezhani.

Sipas Autoritetit, deklasifikimi dhe heqja e “mburojës” për figurat e larta publike janë disa nga ndryshimet e ligjit.

“𝐏𝐚𝐫𝐥𝐚𝐦𝐞𝐧𝐭𝐢 𝐯𝐨𝐭𝐨𝐧 𝐧𝐝𝐫𝐲𝐬𝐡𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐥𝐢𝐠𝐣𝐨𝐫𝐞 𝐪𝐞 𝐳𝐠𝐣𝐞𝐫𝐨𝐣𝐧ë 𝐫𝐫𝐞𝐭𝐡𝐢𝐧 𝐞 𝐬𝐮𝐛𝐣𝐞𝐤𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐪𝐞 𝐤𝐞𝐫𝐤𝐨𝐣𝐧𝐞 𝐭𝐞 𝐢𝐧𝐟𝐨𝐫𝐦𝐨𝐡𝐞𝐧 𝐦𝐛𝐢 𝐝𝐨𝐤𝐮𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞 𝐭𝐞 𝐢𝐬𝐡–𝐒𝐢𝐠𝐮𝐫𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞 𝐒𝐡𝐭𝐞𝐭𝐢𝐭, 𝐧𝐣𝐞𝐡𝐞𝐫𝐚𝐳𝐢 𝐢 𝐡𝐚𝐩𝐢𝐧 𝐫𝐫𝐮𝐠𝐞 𝐯𝐞𝐫𝐢𝐟𝐢𝐤𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞 𝐟𝐢𝐠𝐮𝐫𝐚𝐯𝐞 𝐩𝐨𝐥𝐢𝐭𝐢𝐤𝐞 𝐭𝐞 𝐜𝐞𝐫𝐭𝐢𝐟𝐢𝐤𝐮𝐚𝐫𝐚 𝐧𝐠𝐚 𝐊𝐨𝐦𝐢𝐬𝐢𝐨𝐧𝐢 𝐌𝐞𝐳𝐢𝐧𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐁𝐞𝐳𝐡𝐚𝐧𝐢

Parlamenti miratoi në datën 20.10.2022 ndryshimet e reja në Ligjin 45/2015 i ndryshuar, “Për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”.

Ndryshimet parashikojnë kryesisht zgjerimin e rrethit të subjekteve që kërkojnë të informohen mbi dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit, deklasifikimin e të gjithë dokumenteve sekrete nga 29 nëntori 1944 deri në 2 korrik 1991, të cilat disponohen nga të gjitha arkivat e rrjetit arkivor të Republikës së Shqipërisë, si dhe heqin pengesat për riverifikimin e figurës së personave që zotërojnë një certifikatë të mëparshme pastërtie, kur për ta identifikohen dokumente të reja. Ndryshimet ligjore morën mbështetjen e 94 deputetëve dhe u miratuan pa asnjë votë kundër.

NDRYSHIMET JANË:

Heqja e ‘mburojës’ për figurat e larta publike përmes shfuqizimit të plotë të pikës 4 në nenin 29, të ligjit nr. 45/2015, i cili thotë se “Autoriteti nuk administron kërkesat për informacion për zyrtarët që propozohen të emërohen ose ngrihen në detyrë në institucionet kushtetuese dhe autoritetet publike, kur Autoriteti administron apo i është vënë në dispozicion dokumenti autentik origjinal i certifikatës së pastërtisë së figurës, shoqëruar me vendimin përkatës nga institucionet përgjegjëse, si Komisionet Mezini dhe Bezhani”.

Me ndryshimin e propozuar, Autoriteti do të jetë i pavarur, profesional në vendimmarrje, i besueshëm për shoqërinë shqiptare dhe faktorin ndërkombëtar, si dhe do të kryejë punën e tij në mënyrën më transparente të mundshme.

Deklasifikimi i të gjithë Dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, të parashikuara në ligjin 45/2015, “Për të drejtën e informimit mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit”, për periudhën 29 nëntor 1944, deri në ditën e krijimit të Shërbimit Informativ Kombëtar, 2 korrik 1991, të cilat disponohen nga të gjitha arkivat e rrjetit arkivor të Republikës së Shqipërisë, duke u kufizuar në rastet kur gjatë punës ndeshet me dokumente që përmbajnë informacione që lidhen me cënimin e sigurisë kombëtare, Autoriteti i klasifikon ato sipas legjislacionit të fuqi për Informacionin e Klasifikuar.

Ndryshimi i kërkuar vjen në kuadër të vështirësive dhe vonesave të ndeshura gjatë procesit të deklasifikimit të dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit, me qëllim efektivitetin në përmirësimin e punës në dhënien e shërbimeve subjekteve kërkuese, si dhe publikimin e informacionit tashmë të deklasifikuar.

Rishikimin e fushës së veprimit të ligjit që rregullon veprimtarinë e institucionit, për të shmangur problematikat e krijuara midis Autoritetit dhe institucioneve të tjera, gjatë procesit të dorëzimit të dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit apo të lidhura me to, sipas akteve ligjore dhe nënligjorë të nxjerra në këtë drejtim, që lidhen kryesisht por pa u kufizuar me veprat penale politike të parashikuara në ligjin nr. 7514, datë 30.09.1991.

Një pjesë e konsiderueshme e dokumenteve të krijuar nga strukturat e ish-Sigurimit të Shtetit apo të lidhura me to, ndodhet nëpër arkivat e institucioneve si trashëgimi institucionale, e që duhet të dorëzohen pranë Autoritetit të krijuar me ligj dhe të specializuar për realizimin dhe kryerjen e një procesi të mbledhjes dhe administrimi.

Ky proces has vështirësi për shkak të vetë mënyrës së organizimit të ish-Sigurimit të Shtetit, shtrirjes së tij në çdo sektor të jetës, mënyrës së organizimit dhe funksionimit, të administrimit të dokumentacionit në institucione të ndryshme, lidhjes organike të ngjarjeve, personave dhe proceseve të cilat ose janë iniciuar ose mbikëqyrur, apo të ndërlidhura në shumë mënyra e fije me veprimtarinë e ish-Sigurimit të Shtetit.

𝐓𝐡𝐞𝐥𝐥𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐡𝐞𝐭𝐢𝐦𝐢𝐭, 𝐦𝐚𝐫𝐫𝐣𝐚 𝐞 𝐢𝐧𝐟𝐨𝐫𝐦𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧𝐢𝐭 𝐧𝐠𝐚 𝐩𝐞𝐫𝐬𝐨𝐧𝐚 𝐭𝐞 𝐭𝐫𝐞𝐭𝐞 𝐧𝐞 𝐟𝐮𝐧𝐤𝐬𝐢𝐨𝐧 𝐭𝐞 𝐳𝐠𝐣𝐢𝐝𝐡𝐣𝐞𝐬 𝐬𝐞 𝐩𝐫𝐨𝐛𝐥𝐞𝐦𝐚𝐭𝐢𝐤𝐚𝐯𝐞 𝐭𝐞 𝐤𝐫𝐢𝐣𝐮𝐚𝐫𝐚 𝐫𝐚𝐬𝐭 𝐩𝐚𝐬 𝐫𝐚𝐬𝐭𝐢. Ndryshimet ligjore në nenin 5 të ligjit 45/2015, i ndryshuar, parashikojnë që “Çdo person, është i detyruar të bashkëpunojë me Autoritetin, dhe kur rezulton që ka dijeni për rrethanat e çështjes, i kërkohet informacion si person i përfshirë ose që, apo kur ai vetë disponon informacion që e ndihmon Autoritetin në punën e tij. Autoriteti ka detyrimin të garantojë konfidencialitetin për çdo person që bashkëpunon, në zbatim të këtij ligji.”

Ky ndryshim i jep mundësinë që të hetojë jo vetëm brenda dokumentacionit të krijuar nga struktura të ish-Sigurimit të Shtetit apo të lidhura me to, apo institucioneve përkatëse të mbështetura në dispozitat e ligjit 45/2015, i ndryshuar, por dhe të ketë mundësinë që të thellojë hetimin duke përfshirë dhe marrjen e informacionit nga persona të tretë që rezultojnë në këto dokumente, në funksion të hedhjes dritë mbi të vërtetën mbi saktësimin e gjeneraliteteve të shtetasit apo identifikimin e personave te zhdukur apo ekzekutuar objekt verifikimi apo rrethanave të çështjes duke garantuar në çdo rast, konfidencialitetin e individëve, që ofrojnë informacion si persona të përfshirë ose në dijeni për rrethanat e çështjes.

𝐇𝐞𝐪𝐣𝐚 𝐞 ‘𝐛𝐚𝐫𝐫𝐢𝐞𝐫𝐚𝐯𝐞’ 𝐩𝐞𝐫 𝐤𝐞𝐫𝐤𝐮𝐞𝐬𝐢𝐭 𝐬𝐡𝐤𝐞𝐧𝐜𝐨𝐫𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐦𝐞𝐝𝐢𝐚𝐧, të cilët me ndryshimet e reja ligjore do të kenë mundësinë të shqyrtojnë dokumente në të cilat 𝑛𝑢𝑘 𝑑𝑜 𝑡𝑒̈ 𝑏𝑒̈ℎ𝑒𝑛 𝑡𝑒̈ 𝑝𝑎𝑙𝑒𝑥𝑢𝑒𝑠ℎ𝑚𝑒, jo vetëm të dhënat e anëtarëve të ish-Sigurimit të Shtetit, si hetues, prokurorë apo gjyqtarë, por edhe të dhënat e bashkëpunëtorëve të ish-Sigurimit të Shtetit, përmes kërkesave që kanë në fokus veprimtarinë hulumtuese dhe kërkimin shkencor, me qëllim rishqyrtimin historik të veprimtarisë së ish-Sigurimit të Shtetit.

𝐍𝐞 𝐤𝐮𝐚𝐝𝐞𝐫 𝐭𝐞 𝐞𝐝𝐮𝐤𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐪𝐲𝐭𝐞𝐭𝐚𝐫 𝐝𝐡𝐞 𝐢𝐧𝐟𝐨𝐫𝐦𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞 𝐛𝐫𝐞𝐳𝐚𝐯𝐞 𝐭𝐞 𝐫𝐢𝐧𝐣, përmes përfshirjes në aktivitete përkujtimore, në vende të kujtesës historike, të cilat lidhen me ngjarje e vende që dëshmojnë histori dhe realitete gjatë periudhës 1944-1991, për të dhënë një shtysë në zbatimin e politikave arsimore dhe të formimit historik të të rinjve, 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐞𝐧𝐢𝐧 𝟑𝟔 shtohen pikat: a) Autoriteti, bashkëpunon me muzetë kombëtarë të kujtesës, duke vënë në dispozicion të institucioneve të trashëgimisë kulturore, dokumentacionin arkivor që disponon dhe bashkëpunon me to për zbardhjen e së vërtetës së krimeve të komunizmit; dhe mbështet organizimin e vizitave shkollore, të inkurajuara dhe sugjeruara nga MASR, si pjesë e programit vjetor, në vendet e kujtesës në ditët përkujtimore historike.

𝐕𝐞𝐧𝐝𝐨𝐬𝐣𝐚 𝐞 𝐬𝐚𝐧𝐤𝐬𝐢𝐨𝐧𝐞𝐯𝐞 𝐧𝐠𝐚 𝐀𝐮𝐭𝐨𝐫𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢, krahas bashkëpunimit me institucionet ligjzbatuese, për të gjitha rastet e keqpërdorimit, apo të shpërndarjes së paautorizuar të informacioneve, apo të dhënave personale që gjenden në dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, duke shkelur të drejtat e njeriut është shtuar dispozita kundërvajtje administrative edhe me sanksionime që lidhen me refuzimin ose shmangien për të bashkëpunuar me Autoritetin kur shtetasit i kërkohet informohet se ka dijeni për rrethanat e çështjes, apo kur ai vetë disponon informacion që e ndihmon Autoritetin.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?