Ambasadorja Kim tjetër takim me gjyqtarët e Apelit të GJKKO-së –
Ambasadorja amerkine Yuri Kim po zhvillon mëngjesin e sotëm një takim me gjyqtarët e Apelit të Gjykatës së Posaçme.
Të mërkurën ambasadorja zhvilloi edhe një takim me gjyqtarët e Shkallës së Parë, takim që u zhvillua në ambientet e SPAK dhe zgjati 1 orë.
“Shqipëria nuk ka parë kurrë që zyrtarë të tillë të lartë të shpallen fajtorë me vendime përfundimtare. Kjo është një kohë kritike për reformën në drejtësi. Kriminelët po e ndjejnë presionin”, u shpreh ambasadorja para gjyqtarëve.
Ajo u nënvizoi se duke qenë se drejtësisa po vepron, gjyqtarët duhet të rezistojnë akoma edhe më shumë presioneve që mund të vijnë nga kriminelët.
“Kjo do të thotë se përpjekjet e tyre do të jenë edhe më intensive dhe ju duhet të rezistoni. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe populli shqiptar nuk duan që gjykata të kthehet në mënyrat e vjetra. Le të sigurohemi që ato kohë të mbeten në të kaluarën, njëherë e përgjithmonë”, u shpreh ambasadorja.
Po ashtu ambasadorja i përgëzoi gjyqtarët për punën e palodhur dhe përkushtimin e tyre.