SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Protesta e pedagogëve, studenti-Ramës: Mos prit shuplakën e dytë se do të kthehet në grusht

Studenti Arber Kola është shprehur se kryeministri Edi Rama është frikacaku më i madh, pasi sipas tij ai fshihet pas çdo proteste dhe revolte popullore.

Kola me ironi i kujtoi Ramës premtimet e vitit 2018, për tha se nuk janë mbajtur dhe pakti i qeverisë më studentët atëherë ishte një gënjeshtër.

Ai i bëri thirrje Ramës që të mos presë shuplakën e dytë të studentëve, pasi sipas tij, ajo do të kthehet në një grusht.

“Dua të të kujtoj zoti kryeministër se studentët kërkuan nga ju një rimbursim prej 100 eurosh, aq sa e ka Kosova. Çfarë do të bësh zoti kryeministër do të na vësh veting edhe ne?

Më lejo të të kujtoj që në vitin 2018 t’i na premtove një pakt, ku janë premtimet e tua zoti kryeministër? Kujtohu pak zoti kryeministër a do të vendosësh vetting për miqtë e tu politikan? Ti je frikacaku më i madh këtu.

Ti fshihesh pas çdo revolte që ndodh. Mos prit shuplakën e dytë të studentëve zoti kryeministër, sepse ajo shuplakë mund të bëhet grusht”, u shpreh Kola.

Total 1 Votes
1

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?