Perëndimi “ultimatum” Vuçiçit: Deri në dhjetor të arrihet marrëveshja me Kosovën!

Rajoni

Presioni ndaj Serbisë për Kosovën ka arritur kulmin dhe zyrtarët perëndimorë i kanë dorëzuar Beogradit një kërkesë të hapur që deri në dhjetor të gjendet një zgjidhje dhe të arrihet një marrëveshje me Kosovën për normalizimin e marrëdhënieve.

“Me ndezjen e konfliktit ruso-ukrainas, qendrat perëndimore po nxitojnë ta mbyllin sa më shpejt këtë çështje dhe sipas informacioneve nga burime diplomatike, pritshmëritë e tyre janë që kjo të ndodhë në një afat shumë të shkurtër prej vetëm pak javësh, shkruan media serbe “Novosti”.

Në lidhje me këtë, ditën e nesërme presidenti serb Aleksandër Vuçiç do të dalë në një deklaratë për mediat.

Sipas disa informacioneve, nisur nga ky ultimatum, Perëndimi e sheh propozimin e kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit francez Emmanuel Macron si pikënisje për një marrëveshje të mundshme mes Kosovës dhe Serbisë.

Thelbi i kësaj, sipas medias është se “Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, por nuk do të kundërshtojë hyrjen e Kosovës në Kombet e Bashkuara”.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?