Donald Trump në taleshe, akuzohet se përdhunoi gazetaren në dyqanin luksoz

Bota

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ditën e sotme ka dhënë dëshinë e tij në lidhje me akuzat e bëra së fundmi se ka përdhunuar një gazetare.

E Jean Carroll pretendon se ajo është përdhunuar nga Trump në mesin e viteve 1990 në dhomën e zhveshjes në një dyqan luksoz në Neë York.

Gjatë dëshmisë së tij ish-presidenti mohoi këto akuza dhe tha se Carroll po gënjën, duke e paditur atë për shpifje.

Ndërkohë, avokati i gazetares u shpreh se kanë arritur të marrin depozitimin e Trump: Ne jemi të kënaqur që në emër të klientes tonë, E Jean Carroll, ne ishim në gjendje të merrnim depozitimin e Donald Trump sot.

“Nuk jemi në gjendje të komentojmë më tej”, tha më tej ai.

Në një artikull të vitit 2019 për revistën Neë York, Carroll tha se kishte një takim të rastësishëm me Trump në fund të vitit 1995 ose në fillim të 1996 në dyqanin Bergdorf Goodman.

Ajo tha se po e ndihmonte të zgjidhte një dhuratë dhe të dy përfunduan në një dhomë zhveshjes, ku ajo pretendon se ai e përdhunoi.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?