Axhami thirrrje të hapur qytetarëve për tu bërë pjesë organike e Partisë Lëvizja e Legalitetit
Kreu Legalist, Shpetim Axhami ju ka bere thirrhje qytetareve shqiptare qe ti bashkohen pasrtise qe ai drejton. Kete thirrje ai e ka bere publike ne profilin e tij ne facebook.
Postimi i plote:
Eshtë momenti!
”Atdheu mbi të gjitha”
Të gjithë duhet ta ndiejmë si përgjegjësi dhe detyrim, moral e statutor, para kombit dhe qytatarëve, në emër të atyre që sakrifikuan gjithçka për të ruajtur të paprekshme dhe për të ngritur sa më lart vlerat e Partisë Lëvizja e Legalitetit, të kontribojmë në ridimensionimin e saj në shërbim të interesit tonë kombëtar nëpërmjet vijës programore tonës.
Legalistët deri në vitet ‘90, brenda nën diktaturë dhe jashtë në diasporë punuan dhe luftuan për një komb të bashkuar pa komunizëm e me mbrerëri, ku shumë prej tyre u vranë, pushkatuan, persekutuan, internuan dhe u detyruan të largoheshin për jashtë vendit.
E ndërgjegjshme për detyrimet që ka ndaj popullit dhe kombit shqiptar,
Partia “Lëvizja e Legalitetit” pas viteve ‘90 ka dhēnë kontributin e vet në jetën politike shqiptare pa u bërë pis e fenomeneve bajate që kanë shoqëruar politikën dhe qeverisjet e ketyre viteve.
PLL mbetet një aset kombetar me vlera historike të patjetërsueshme, e ngritur dhe e mbajtur gjalle prej burrave më të mirë të kombit,si pjesa më e shëndoshë e të djathtes shqiptare.
Bashkohuni me ne, në këtë situatë të trazuara politike, që të ngremë sa më lart vlerat programore të PLL, e për rrjedhoje vlerat demokrakratike të së djathtës shqiptare për një Shqiperi të zhvilluar drejt BE-së.
PLL mbetet një subjekt që potencialet dhe vlerat 100-vjeçare të saj të i kthejë në shërbim të kombit e qytetarëve dhe jo në interesa personale dhe vetjake.
“ATDHEU MBI TË GJITHA”
Total 1 Votes
0
1