“Xhadat” realizon ëndrrën e vajzës së bullizuar

Aktualitet

Bullizmi është një nga problemet më të rënda me të cilat mund të përballet një njeri. I tillë ishte edhe rasti i Ertugela Abazajt, nga Patosi, që u transmetua nga “Xhadat”, disa ditë më parë.

Ertugela bullizohej për shkak të dhëmbëve të shtrembër dhe si pasojë i kishte shkulur ato. Por përveç kësaj, ajo duhet të përballej edhe me kushtet e vështira ekonomike, në të cilat jetonte së bashku me familjen e saj. Kryefamiljari ishte i papunë dhe i vetmi burim të ardhurash për këtë familje vinte nga kempi që përfitonte djali i vogël, i cili ishte i sëmurë.

Kushtet e banesës ishin tejet të amortizuara. Tavani ishte i rënë, dyshemeja e zhveshur, ndërsa muret të krisura.  Pajisjet elektroshtëpiake mungonin, duke e bërë jetësën e tyre tepër të vështirë.

“Endrra ime është të kem dhëmbë të bukur, që të mos bullizohem më”- u shpreh mes lotësh Ertugela.

Për fat të mirë, pas trasmetimit të këtij rasti në emisionin “Xhadat”, ishin të shumta bizneset, të cilat u vetëofruan për t’i ardhur në ndihmë kësaj familje.

Klinika dentare “Mali Dental” mori përsipër të ofrojë shërbim dentar për të gjithë pjesëtarët e familjes, ndërsa dyqani “Elektromagjia Fier”, dhuroi disa pajisje elektroshtëpiake, që mungonin në familjen Abazaj, duke lehtësuar kështu jetesën e tyre.

Por, lajmet e mira për këtë familje nuk mbaruan me kaq. Bashkia e Patosit gjithashtu deklaroi se do të ofrojë një strehë për ta dhe do të shohë mundësinë për t’i siguruar një punë kryefamiljarit./ mcntv/

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?