Tritoli në Tiranë, një person me kapuç vendosi lëndën plasëse dhe u largua me automjet!

Aktualitet

Policia ka dhënë detaje në lidhje me shpërthimin e ndodhur një natë më parë në një biznes në rrugën “Sami Frashëri” në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në orën 12:15 pas mesnate, ndërkohë që nga shpërthimi i lëndës plasëse të vendosur në një dyqan kozmetik ka vetëm dëme materiale.

“Më datë 19.10.2022, rreth orës 00:15, në rrugën “Sami Frashëri”, në dyqanin kozmetik të shtetases E. P., dyshohet se ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kamerat e sigurisë në zonën që ka ndodhur shpërthimi me tritol mesnatën e djeshme kanë evidentuar një person me kapuç që vendos lëndën plasëse pranë dyqanit të kozmetikës dhe largohet.

Ai është larguar nga zona me një automjet tip Golf. Referuar dëshmisë së banorëve të zonës, shpërthimi ka qenë shumë i fortë.

“Shpërthimi ishte shumë i fortë dhe të gjithë dolëm jashtë banesave”, tha një prej banorëve të pallatit ku ndodhi shpërthimi.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?