Rama: “Kemi mërzi të brendshme sa herë nuk shohim shi”

Aktualitet Politike

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me qytetarë në Gjirokastër.

“Hoteli i ri ku isha unë, nuk ka asgjë më pak nga pikëpamja e cilësisë, dhomës, pishina fantastike në kalanë e Gjirokastrës me atë pamje është perfekt. Por situata është shqetësuese sepse kemi hyrë në një epokë të re rreziku e kërcënimesh. Është e paimagjinueshme dhe të mendosh një sekond që po flitet për një luftë bërthamore që shihet si një përplasje me gurë në lagje. Një luftë bërthamore që do të thotë fundi. Jemi nën goditjen e e inflacionit të luftës ndaj Vladimir Putinit. basti i Putinit është rrëzimi i Perëndimit, nga dimri.

Po flitet sot për një dimër që do të jetë më i vështirë për Europën dhe për ne. Për shkak të vendosmërisë së qeverisë, jemi të pa goditur nga rritja e çmimit të energjisë, ju funksioni me çmimet e para luftës. Qeveria është këtu për t’u bërë mburojë dhe për të mos lejuar që kriza energjetike që i ka çuar çmimet në stratosferë të shfaqet në faturën e familjeve apo të bizneseve të vogla. Pavarësisht se kemi vendosur në fashë deri në 800 kë dhe mbi 800 kemi thënë që se do paguhet çmimi real i energjisë, sërish duke parë që kishim një mundësi nuk e lamë për të futur duart me arkën e familjeve, por sërish e shtymë sepse e krijua një mundësi. Tani jemi duke parë nëse do krijohet dot që të mos vendoset fasha në nëntor?  Bashkë me kolegë të qeverisë jam me një mërzi të brendshme sa herë hapim sytë dhe nuk shohim shi, por nga ana tjetër duhet edhe kursim. Duhet kursyer dhe nuk duhen dëgjuar hienat e të djathtës ruble që skërmiet duke sharë e flasim për kursim e flasin për arrogancë , kujt ja tregojnë këta

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?