Këlliçi denoncon drejtoreshën për shkresat zyrtare

Aktualitet

Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka denoncuar një skandal të madh në lidhje me kokën e shkresave zyrtare që përdor Albana Lleshaj, drejtoreshë e shkollës së mesme teknike pyjore “Kolë Margjini” në Shkodër.

‘Drejtoresha përdor si kokë shkrese emërtesën e një shteti që ka 46 vjet që nuk ekziston. Shokët e partisë duhet t’i tërheqin veshin drejtoreshës për këtë mungesë vigjilence’, shkruan Këlliçi në Facebook.

Postimi i plotë:

Republika Popullore e Shqipërisë ishte emërtesa e shtetit diktatorial deri në vitin 1976, kur të parët e socialistëve i shtuan edhe një “socialiste” në mes. Kanë kaluar 46 vjet nga ky ndërrim emri (socialistët kanë një fiksim me ndërrimet e emrave) por ja që lajmi nuk i ra në vesh shoqes Albana Lleshaj, drejtoreshë e shkollës së mesme teknike pyjore “Kolë Margjini” në Shkodër.

Drejtoresha përdor si kokë shkrese emërtesën e një shteti që ka 46 vjet që nuk ekziston. Shokët e partisë duhet t’i tërheqin veshin drejtoreshës për këtë mungesë vigjilence.

Personalisht do të sugjeroja një orë në lëndën e historisë, për t’u përditësuar disi.

Nuk e di ku i çon kjo orëmbetje! Me siguri jo në Europë. Jo në 2022-shin.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?