Habit deputeti socialist: Kandidati për Vlorën do të jetë vlonjat.

Politike

Deputeti i Partisë Socialiste Ilir Metaj, teksa foli për zgjedhjet lokale u shpreh se janë në fillim të procesit për të dalë me një kandidat të vetëm.

Në një intervistë për Euronews Albania, Metaj tha se kandidati në Vlorë do të jetë vlonjat, ndërsa shtoi se së shpejti do të bëhet i ditur dhe emri.

“Vlora ka mjaftueshëm burime njerëzore për të përzgjedh kandidat të standardeve nga më të larta. Kandidati do të jetë vlonjat. Procesi i zgjedhjes së emrave do të jetë i shpejtë. Do të jetë vlonjat. Ne jemi në fillim të një procesi, sapo kemi ndezur motorët e fushatës elektorale”- tha Metaj.

Ai pati kritika dhe për kryebashkiakun e Vlorës Dritan Leli, duke thënë se ka pasur një ritëm të ulët pune në krahasim me ritmin e madh të investimeve që ka bërë qeveria.

“Ne nuk kemi ndonjë rrugë të ndarë apo të ndryshuar, ne jemi PS dhe kemi objektivin tonë të Integrimit të Shqipërisë në BE dhe Vlora, ka një rol jo të vogël në këtë objektiv. Kushdo që do na ndjekë në këtë objektiv është një forcë e shtuar.

Bashkia e Vlorës ka pasur disa ngërçe jo të justifikueshme dhe një ritëm pune të ulët krahasuar me ritmin e madh të investimeve që ka bërë qeveria. Janë bërë investime të jashtëzakonshme por mungon rezultati”- theksoi Metaj.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?