Berisha i përgjigjet Ramës: Po ushtron presion për t’i përçarë

Aktualitet

Sali Berisha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili paralajmëroi se do të ketë kontrolle sa i përket deklarimit të pagës së pedagogëve pasi sipas tij paga e deklaruar është më e ulët se ajo që ata marrin realisht.

Berisha tha se qeveria për 8 vite fundosi pedagogët duke i lënë pa kërkime shkecore. Ndër të tjera ai thekson se i pari që duhet të bëjë vettingun është vetë Edi Rama.

“Pasi i fundosi 8 vite me radhë duke i mbajtur pa kërkim shkencor, duke u marrë me sa punësime duhet të kenë, duke u mbajtur rrogat në rënie çdo vit për shkak të inflacionit dhe tani vërsulet ndaj kërkesave më minimale të pedagogëve, vërsulet sikur ta kishte nxjerrë Enver Hoxha nga hunda. Vërsulet ndaj universiteteve dhe u tregon vettingun.

Kush është ky që i tregon vettingun? Është kreu i organizatës më kriminale në Europë. Ka fytyrë tu kërkojë vetting pedagogëve ky, që parkun rreth shtëpisë 5 mijë m2 tha e bleva me 2 dollarë. Ky që u përmend vettingun si hanxhar pedagogëve. Ndërkohë që parku i këtij është në zonë të ndaluar. Ky që u tregon vettingun pedagogëve, ka saraje 57 m të gjata themelet. Nuk mund të imagjinoni se çfarë terrori po ushtrohet për ti përçarë. Ne mbështesim grevën.” tha Berisha ndër të tjera.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?