Armando Broja drejt Milanit

Sport

Presioni i Çelsit për Leaon dhe gatishmëria për të investuar 150 milionë euro e vendosin në vështirësi Milanin, që duhet të marrë një vendim përpara se të rrezikojë të humbasë portugezin. Në këto kushte kuqezinjtë mund të pranojnë shitjen e 23-vjeçarit që në janar e në të njëjtën kohë të tentojnë Amrando Brojën.

I vlerësuar 25 milionë euro, shqiptari ka luajtur vetëm 174 minuta të shpërndara në 10 prezenca mes Champions-it dhe kampionatit anglez.

Përdorimi i pakët në Londër dhe nevoja e Milanit për një sulmues mund ta joshin 21-vjeçarin e Kombëtares së drejtuar nga Edi Reja.

Në rast përfshirje në shitjen e Leaos, Çelsi do të monetizonte nga shitja e Brojës, ndërkohë që edhe vetë lojtari mund të arrinte të përfitonte më shumë se 1.5 milionë eurot që merr te “Blutë”.

Përshtatshmëria e tij për të luajtur në disa pozicione të sulmit dhe mosha e re do ta bënin një profil ideal për lojën e kampionëve të Italisë, ndaj në këto rrethana, transferimi i Brojës te Milani që në janar nuk do të ishte edhe aq utopik.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?