Aktualitet

Pedagogët kërkon rritje rroge, Rama iu bën presion, do iu kontrollohet pasuria

KAON

Në një kohë që pedagogë të universiteteve në vend kanë prej javësh në protestë dhe kanë kërkuar përmes një peticioni rritje pagash 50% brenda dy vitesh, Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar sot se shumë shpejt ata do i nënshtrohen kontrollit të pasurisë.

Kjo, pasi Rama tha se realiteti i pagave është ndryshe, sepse nuk deklarojnë aq sa marrin.

“Për pagat ka dhe një element. Ne jemi të detyruar që të bëjmë rivlerësim ligjor të thellë të gjithë universitteve.

E kuptoj mirë që për shkak të një page që është ende jo e kënaqshme në universitetin publik shkojnë në uninversitete private e aty tjetër deklarohet, tjetër marrin, është fakt.

Nuk po them të gjithë, por është fakt. S’mund të pranojmë të kemi pedagogë të regjistruar në librin e pagave sikur punojnë në fason, se nuk e ha njeri.

Eshtë shumë e rendë kjo, është periudhë kohore, por do iu bëjmë thirrje paraprakisht nëse ka mospërputhje mes pagës së deklaruar e pagës së marrë, duhet ta korrigjiojnë, se procesi do shkojë në kontrollin e pasurisë vetvetiu, si e bën gjithë bota.

Nëse më tregon që ke kaq e ke dy vetura, e këtë e ketë, më fal, ku i gjen këto?

Nuk i gjen nga aktivitete kriminale por nga fshehja e të ardhurave.

Realiteti i vërtetë i pagës është ndryshe që të jemi shumë të qartë”, tha Rama.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?